Duke marrë shkas nga ngjarja në Greqi, ku një pronar kishte vendosur kamera vëzhgimi në dhomat e hotelit, hetuesit privat kanë ndarë disa këshilla që duhet t’i kini parasysh. Megjithatë, sipas ekspertëve, mund të jetë e vështirë pasi ka kamera që janë aq të vogla sa nuk mund të vihen re.
“Ndërsa flasim, ka kamera që mund të jenë sa maja e një stilolapsi. Ato janë të vështira për t’u perceptuar me sy të lirë, dhe mund të përshtaten me objekte të zakonshme, për shembull syzet, stilolapsat, dorezën e derës dhe kanë një rezolucion shumë të mirë.” tha Kelly Ioannou.
Gjetja e një kamere të mundshme
– Kontrolloni dhomat e gjumit dhe banjon
– Shikoni instalimet e zakonshme në drita, radio të lidhura, orë, termostate
– Ka shumë të ngjarë që kamera është e lidhur me një burim ose pajisje elektrike
– Hiqeni nga priza televizorin, altoparlantët dhe orën– Vini re nëse ka ndonjë reflektim që mund të tregojë kamerën e fshehur
– Kontrolloni rrjetin Wi-Fi
– Kërkoni skanerin e avancuar të rrjetit