fbpx

​Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, pacientit i hiqet tumori nga mëlqia

nga Revista Kosovarja

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.

Sipas njoftimit nga QKUK, operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.

Pacienti i moshës 38 vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi.

Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]